Valon Berishën e ndjek “tersi”, tjetër dëmtim në stërvitje për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 16:17

Valon Berishën e ndjek “tersi”, tjetër dëmtim në stërvitje për mesfushorin

Skuadra e Lacios arriti të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen pas pushimit nga kombëtaret përballë Parmës në transfertë, Ndërsa këtë javë do të luhen dhe ndeshjet e treta në fazën e grupeve të Europa Ligës dhe Lacio do të luajë përballë Olimpikut të Marsejës.

Valon-Berisha-1

Por ajo që ka shqetësuar trajnerin Inzagi është dëmtimi I Valon Berishës në stërvitje. Shqiptari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ndeshjen e fundit dhe sipas “Lalaziosiamonoi.it” dëmtimi është marrë në të njëjtin vend si edhe në verë.

berisha-1

Ende nuk ka dalë diagnoza e saktë, por mund të bëhet fjalë për një dëmtim jo dhe aq të lehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"