Valentino Rosi shërohet nga koronavirusi, udhëton drejt Valencias për të garuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 16:22

Valentino Rosi shërohet nga koronavirusi, udhëton drejt Valencias për të garuar

Valentino Rosi do të garojë në Valencia. Ky është lajmi që të gjithë po prisnin, së pari “doktori” dhe e gjithë skuderia Yamaha. Njoftimi zyrtar mbërriti në fund të FP2 të Grand Prix të Europës.

VALE ROSSI

Duke iu nënshtruar tamponit të dytë këtë mëngjes, piloti nga Pezaro mori rezultatin negativ që do ta lejojë atë të kthehet në Moto 1 e tij një muaj pas herës së fundit.

Rezultatoi pozitiv me COVID-1915 tetorin e kaluar, dje Rosi është nënshturar tamponit e cila ka dhënë një rezultat negativ. Ai ka udhëtuar në Valencia, me një charter privat, me shpresën që të jetë në gjendje të jetë negativ në tamponin e dytë direkt në tokën Iberike dhe për këtë arsye të drejtojë të parën nga të dy garat.

Këtë mëngjes, në orën 07.45 të mëngjesit, “Doktori” iu nënshtrua një tamponi vendimtar, i cili siç komunikohet nga garazhi Yamaha, ishte negativ, duke deklaruar pilotin të shëruar. Sapo dëgjoi lajmin e negativitetit, Rosi menjëherë u bashkua me skuderinë e tij për t’u përgatitur më mirë për provat  nesër në mëngjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"