Valencia s’bën biznes me Realin, por te Barcelona i shet të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 13:45

Valencia s’bën biznes me Realin, por te Barcelona i shet të gjithë

Valencia nuk pranon të bëjë biznes me Realin. Kjo nuk është diçka e re dhe në Spanjë e dinë mirë. Gjithçka ka nisur në 1 qershorin e vitit 1996. Në atë ditë, Reali depozitoi në ligë kontratën e re të Pedja Mijatoviç dhe bëri zyrtare pagesën e klauzolës që ai kishte me Valencian.

bejl

Lorenco Sanz foli me lojtarin pas shpinës së Francisko Roig, president i Barcelonës. Kjo marrëveshje e fshehtë nuk la një shije të mirë te klubi i Valencias, por as te tifozët. Nga ajo kohë dhe deri tani, Reali i Madridit është interesuar për shumë lojtarë nga kjo skuadër, por nga ana tjetër drejtuesit kanë refuzuar të negociojnë. Kjo shpjegon edhe vështirësinë që kanë madrilenët për të transferuar sulmuesin Rodrigo, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Lopetegui. Si për çudi, krejt e kundërta ndodh në aksin Valencia-Barcelonë.

Vetëm Albiol- Rastet më të përmendura në këtë histori janë ato të futbollistëve: Mendieta, Ajala, Albelda, Vija, Silva, Visente, Gaja, Otamendi apo Andre Gomesh. Nga lojtarët e kërkuar nga Reali, vetëm Albiol arriti të linte Valencian për Madridin në vitin 2009 për 15 milionë euro. Në vitin 2008, David Vija kishte arritur marrëveshjen me klubin, por Valencia e bllokoi transferimin e tij (40 milionë euro). Një vit më vonë madrielenët ofruan 25 milionë dhe Negredon, por sërish Valencia refuzoi. Interesant është fakti që një vit më vonë ia shitën Barcelonës me të njëjtën vlerë.

Barçës po- Por, David Vija nuk është i vetmi që transferohet nga Valencia te Barcelona. Duket se marrëdhënia mes dy klubeve është shumë më e mirë. Në vitet e fundit janë transferuar shumë lojtarë (anasjelltas) si Alba, Pako Alkaser, Munir El Hadadi, Matjë, Andre Gomesh, Seidu Keita, Montoja etj. Diçka e tillë duket se ka tërbuar Realin e Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"