Valë ndryshimesh tek Elbasani, qëndron vetëm… Dalipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:12

Valë ndryshimesh tek Elbasani, qëndron vetëm… Dalipi

Pritet një organizim i ri në klubin e futbollit të Elbasanit për sezonin e ri. I vetmi që “shpëton” nga lëvizjet që do të bëhen është drejtori teknik, Sabri Dalipi, i cili do të vijojë të mbajë këtë detyrë edhe edicionin e ardhshëm. Dilema më e madhe është ajo e trajnerit Shkëlqim Lleshanaku.

eLBASANIIII

Edhe pse arriti ta mbajë Elbasanin në Kategorinë e Parë, ai nuk është konfirmuar ende nga presidenti Arben Laze. Gjasat janë që në krye të stolit verdheblu të vijojë të jetë Lleshanaku, por për aq kohë sa klubi nuk po e zyrtarizon, atëherë çdo gjë është e mundur.

Lëvizje do të ketë edhe te trajnerët e moshave dhe mësohet se deri në fund të kësaj jave do të bëhen të ditur emrat e atyre që do të vazhdojnë. Me shumë gjasa, ndryshimet do të bëhen brenda grupit, me ndërrim grupmoshash për ta.

laze

PRESIDENTI – Në lidhje me zërat që qarkullojnë në klub për një organizim të ri dhe për më tepër që Lleshanaku nuk po konfirmohet edhe pas një sezoni të mirë, “Panorama Sport” kontaktoi presidentin Arben Laze, i cili la gjithçka pezull. “Tani, në çdo fillimkampionati klubi diskuton për sezonin e ri, jo vetëm sa i përket trajnerit të ekipit të parë, por edhe te të gjitha moshat. Për momentin mund të konfirmoj vetëm drejtorin teknik, Sabri Dalipin.

Lleshanaku? I jam shumë mirënjohës për punën që ka bërë sezonin që sapo lamë pas, teksa bashkë me djemtë ka meritën kryesore për qëndrimin e ekipit në kategori. Nuk mund të them se kush do ta drejtojë ekipin këtë sezon, ka shumë emra që e kanë petkun për ta mbajtur këtë pozicion.

Leshanaku Elbasani

Por brenda kësaj jave do të zgjidhet, pasi mendojmë të bëjmë shumë lëvizje te të gjithë trajnerët e moshave. Secili duhet të marrë përgjegjësitë për sezonin e mirë apo jo të mirë që ka bërë. Duroni dhe do t’i mësoni”, u shpreh Laze. Shanset më të mëdha janë që në krye të ekipit të vijojë punën Lleshanaku, kjo edhe për faktin se arriti të realizojë objektivat me skuadrën.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"