Valë firmash te Vllaznia, shkodranët lidhin kontratë me 5 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:20

Valë firmash te Vllaznia, shkodranët lidhin kontratë me 5 futbollistë

Skuadra e Vllaznisë vazhdon me kontratat e reja. Pasi firmosën me lojtarë si Ignat, Serxhio Rodrigez, Pereira Xhunior dhe Eziamaka Ikena tani skuadra shkodrane ka firmosur edhe me pesë lojtarë të tjerë.

valto zeqaj prezantim

Lajmin është dhënë nga vetë faqja zyrtare e klubit ku bën me dije se lojtarët që kanë firmosur kontratë janë: Mbrojtësi i qendrës Valto Zeqaj, mesfushori i qendrës Dejvi Biali dhe mesfushori me tipare sulmuese Silivo Zogaj të cilët e kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.

dejvi bilali prezantim

Ndësa kontratat i janë rinovuar edhe Erdenis Gurishtës dhe mesfushorit Arsen Hajdari. Madje faqja zyrtare e klubit paralajmëron se do të ketë edhe firma të tjera në ditën e nesërme me lojtarët që stafi teknik i ka në planet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"