Valdano Nimani rikthehet te Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2012 | 20:22

Valdano Nimani rikthehet te Laçi

Pasi e ka bërë dalje skuadra e vendlindjes, Vllaznia, shkodrani Valdano Nimani është gjendur para disa ofertave, nga Superiorja dhe Kategoria e Parë. Në një situatë të tillë ai ka preferuar më mirë të rikthehet aty ku njohu edhe kulmin e vet si futbollist, në një mjedis të njohur dhe dashamirës për të, te Laci. Presidenti Pashka Laska ka nxituar të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin shkodran, duke e riveshur sërish atë bardhezi dhe shtuar kësisoji një element cilësor skuadrës së tij. Nimani rikthehet në Lac, aty ku luajti dy sezone më parë. Te Vllaznia, Nimani nuk dha atë që pritej, edhe për faktin se pësoi disa dëmtime, por edhe se hapësirat që i rezervuan ish-trajnerët e ndryshëm kuqeblu ishin të pakta. Tashmë ai do të ketë një bast për ta rifituar, që është skuadra e Lacit, ku pati edhe kulmin e vet në karrierën e deritanioshme si futbollist. Te Laçi luajnë edhe dy shkodranë të tjerë, Erjon Vucaj dhe Rexhën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"