Valbona triumfon në përballjen me “Shqiponjat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 18:13

Valbona triumfon në përballjen me “Shqiponjat”

ks valbonaPavarësisht se ka dominuar gjatë gjithë 90 minutave ndeshjen ndaj Eagles, Valbona ka arritur të fitojë me vetëm një gol të shënuar nga Nela.

Fillimi i takimit ka qenë i mirë për tropojanët që sulmojnë dhe përpiqen të gjejnë golin e avantazhit, por nuk ia arrijnë qëllimit edhe për shkak të mbrojtjes kundërshtare, e cila mbylli mirë hapësirat.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa e dyta ishte një fotokopje e së parës, ku Valbona sulmon dhe Eagles mbrohet duke u munduar që të shfrytë- zojë kundërsulmin, por pa ia arritur. Gjithsesi, në minutën e 70-të, Nela arrin të depërtojë brenda zonës kundërshtare dhe i vetëm përballë portierit nuk e ka shumë të vështirë që ta dërgojë topin në rrjetë. Me këtë fitore, Valbona futet në garë për vendin e parë, ku do të rivalizojë me Kukësin B dhe Vllazninë B.

EAGLES – VALBONA 0-1
GOLI: Nela 70′
EAGLES: Dibra, Miti, Doku, Demaj, Tabaku, Sulollari, Bardhi, A. Kuçi, K. Kuçi, Vladi, Lulo (Zaharia 42′). Trajner: D.Picoka
VALBONA: Myrta, Bejleri, Brojka, Mesha, Halili (Qelia 50′), Marku, Mila, Mesuti, Molla, Ymeraj (Markaj 80′), Nela (Beraj 90′). Trajner: K.Kamshi
GJYQTARË: D. Maleta, M. Shavizari, Xh. Mani (Tiranë)
DELEGAT: B. Omuri (Tiranë)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"