Valbona ngjitet në krye, “paqe” mes Gostimës dhe Turbinës B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2015 | 20:20

Valbona ngjitet në krye, “paqe” mes Gostimës dhe Turbinës B

valbona kfJanë luajtur dje ndeshjet e radhës në Kategorinë e Tretë.

Për Grupin A ka nisur java e 4-t, ndërsa në Grupin B e 5-ta. Në takimin e zhvilluar në Kamzë, Valbona fiton ndaj Golemit dhe përkohësisht e sheh veten në krye të Grupit A. Një ndeshje e bukur dhe mjaft e fortë. Që në minutën e 7-të, Valbona kalon në avantazh me anë të mesfushorit Molla, i cili është një nga lojtarët më teknik pranë kësaj skuadre. Më pas, loja vjen dhe ndizet dhe golemasit vihen në kërkim të golit. Bahja dhe Shahini krijojnë dy mundësi të pastra për shënim, por pa rezultat. Fraksioni i parë mbyllet me rezultatin 0-1 për Valbonën.

Në pjesën e dytë, loja është edhe më e bukur, pasi të dyja skuadrat e kërkojnë golin, por janë tropojanët ata që dyfishojnë me anë të Nelës në të 69-ën minutë. Por, pas 10 minutash, është skuadra e Golemit që ka përfituar një 11-metërsh dhe Muho e kthen në gol. Kështu, me këtë fitore skuadra e Valbonës, të paktën për 24 orë, do të jetë në krye e vetme me 10 pikë. Në sfidën tjetër të zhvilluar në Elbasan, Gostima dhe Turbina B, janë ndalur në një barazim 1-1. Të parët kaluan në avantazh cërrikasit me anë të Tafës në minutën e 4-t dhe me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë. Me fillimin e së dytës, Maroshi me një goditje të bukur nga jashtë zone e dërgon topin në rrjetë dhe barazon në të 47-ën. Loja është e bukur nga të dy kampet, me Haxhian që është një rrezik konstant i Gostimës, por që për fat të keq nuk ia doli të shënonte gol. Duhet thënë se për më shumë se çerekore lojë Turbina B luajti me një lojtar më pak, pasi kapiteni Shkoza doli me të kuq.

GOSTIMA-TURBINA B 1-1
GOLAT: Maroshi 47’/ Tafa 4′
GOSTIMA: Xhika, Haxhia, Gjorga, Maroshi, Halili, Bubeqi, Lesko, Çopja, Dyrmyshi, Sinani, Sharra. Trajner: F.Bilali
TURBINA B: Miza, Drazhi, Shkoza, Qefa, Arizi, Tabaku, Zela, A.Shabani, E.Shabani, Tafa, Omeri. Trajner: I.Cërriku
KARTON I KUQ: Shkoza 73′(2v)
GJYQTARË: S.Dyrmishi, E.Sinanaj, E.Danaj (Elbasan) DELEGAT: O.Osmani

GOLEMI-VALBONA 1-2
GOLAT: Muho 80′(p)/ Molla 7′, Nela 69′
GOLEMI: Veliu, Berberi, Sinka, Balliu, Pengu, Meta, Shahini, Daci, Torra, Bahja, Gjoshi (Muho 46′). Trajner: J.Rakipi
VALBONA: Myrta, Çota, Halili (Bejleri 46′), Brojka, Mata, Molla, Mesuti, Meshaj, Mila (Beraj 90′), Nela, Ymeraj (G.Bregaj 46′). Trajner: B.Marku
KARTONË TË VERDHË: Daci 10’/ Mata 63′, Çota 79′, Meshaj 90′
GJYQTARË: A.Meçani, O.Shkëmbi, J.Kraja (Tiranë)
DELEGAT: G.Xhafa (Kamëz)

Përgatiti: A.Dushku/ V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"