“Vaksinë” për fushën në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:50

“Vaksinë” për fushën në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Në stadiumin “Air Albania”, ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë ishte i dyti person në territorin tonë, pas numrit një të Spitalit Infektiv, që bëri vaksinën anti-COVID. E teksa në ambientet e stolave kryhet ky veprim nga instancat shtetërore dhe shëndetësore në vend, për fushën është FSHF që po mendon të gjejë një… “vaksinë”.

air-albania

Institucioni i futbollit ka vendosur që për perfeksionimin e barit në “Air Albania” do të ketë një rimbjellje dhe vendosjen e një fushe hibride, ku ndërthuren fijet e barit natyral me fijet artificiale të tij. Mirëpo, gazeta ka mësuar se kompania e kontraktuar për këtë nga FSHF-ja nuk e ka marrë përsipër realizimin e një fushe perfekte deri në ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë, më 28 mars 2021.

PLANI – E në mungesë të realizimit të këtij plani fillestar, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar, FSHF do të bëjë një trajtim intensiv të fushës me gjithçka ka nevojë në këtë periudhë, qoftë me vaditjen apo edhe me sistemin e plehërimit të barit.

Jo vetëm kaq, por FSHF ka bërë porosinë për të sjellë llambat dhe ventilatorët që shërbejnë për rritjen perfekte të tapetit të barit në kohë të shkurtër, por edhe në mungesë të ndriçimit natyral për shkak të një stadiumi të mbuluar. Bashkë me fushën hibride, kostoja pritet të jetë 900 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"