“Vajza juaj do të zhduket, familja do të vdes”, futbollisti i njohur merr kërcënime të rënda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 22:45

“Vajza juaj do të zhduket, familja do të vdes”, futbollisti i njohur merr kërcënime të rënda

Mbrojtësi i njohur belg, Tobi Alderveireld shënoi golin e parë në fitoren e madhe 2-1 të Antuerpit kundër Genkut në një ndeshje të rëndësishme në betejën për kampionatin belg. 

antwerp

Goli i ish-futbollistit të Totenhemit, nuk u ka pëlqyer fansave të cilët kanë vendosur të merren me të në rrjetet sociale dhe një nga më të mirët në historinë e Belgjikës ka mbetur i shokuar nga mesazhet që ka marrë. 

“Vajza juaj do të zhduket këtë javë” dhe “Familja juaj do të vdesë”, thuhet në kërcënimet e tmerrshme që ka marrë belgu. 

1b343dee-1473-4c98-8be7-c6e71ed5f757

“Mund të përballoj shumë, por kërcënimet ndaj familjes sime i kalojnë të gjithë kufijtë. Nuk e kuptoj pse po e shkruani këtë dhe çfarë doni të arrini”, ka shkruar Alderveireld në një postim në Instagram, teksa ka bërë denoncim në polici.

Kujtojmë se pjesë e Antverp dhe bashkëlojtar me Alderveireld është edhe futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"