Vajza e Kobi Brajant kërkon urdhër mbrojtje, historia tronditës e e personit që e përndiqte i armatosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 23:20

Vajza e Kobi Brajant kërkon urdhër mbrojtje, historia tronditës e e personit që e përndiqte i armatosur

Modelja dhe studente e  kolegjit, 19 vjeç, Natalia Brajant ka kërkuar urdhër ndalimi ndaj 32-vjeçarit të quajtur Dajn Kemp. Vajza e legjendës së basketbollit, Kobi Brajant, tha se ‘nuk ndihet e sigurt’ mes incidenteve të përsëritura në të cilat Kemp ka kërkuar të kontaktojë me të. Kemp është ‘një entuziast i armëve’ i cili është arrestuar dhe  dënuar në të paktën katër raste.

Dwayne-Kemp-Natalia-Bryant

Vajza e madhe e Kobi Brajant, Natalia Brajant, ka kërkuar një urdhër ndalimi ndaj një burri që ajo thotë se i ka dërguar mesazhe të padëshiruara, e ka përndjekur personalisht dhe ka një sasi armësh.

Screenshot-2022-11-22-211117

“Unë nuk ndihem e sigurt,” i tha Natalia gjykatës, duke shtuar se ajo kurrë nuk është takuar ose ka pasur kontakte me Kemp, i cili beson se ata janë duke u takuar. Ajo tha se Kemp së pari bëri një përpjekje për ta kontaktuar atë në vitin 2020 ‘sikur të kishim një lidhje romantike, ose sikur të donte të fillonte një lidhje të tillë’, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Fox .

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"