Vajza 7-vjeçare që po “çmend” botën, vrapon 5.000 metra për vetëm 20 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2019 | 13:11

Vajza 7-vjeçare që po “çmend” botën, vrapon 5.000 metra për vetëm 20 minuta

Një fëmijë italian 7-vjeçare po tërheq vëmendjen e të gjithëve, teksa gjatë garave me moshatarët e saj, ajo ka një kohë rekord, pasi 5.000 metra i bëri për vetëm 20 minuta.093224697-37597975-17fb-4bc4-bc34-ffd96680c72f

Vajza e cila jeton në Savona të Italisë, tashmë ka një rekord,  i cili vështirë se do të arrihet nga ndonjë tjetër. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky nga vajza e vogël, teksa theu rekordin që mbahej nga një vajzë tjetër holandeze, e cila në një distancë prej 10.000 metrash kishte arritur një kohë prej 45 minutash.

Për këtë arritje kaq të madhe foli edhe babai i vogëlushes, i cili u shpreh: “Sekreti i saj? Vrapimi është loja e saj e preferuar. Ajo i nënshtrohet kontrolleve të përhershme të cilat konfirmojnë se ajo është e shëndetshme”, u shpreh babai i fëmijës.

Vogëlushja ka një nxitim të gjakut, që e bën atë të ketë një aftësi të lindur për atletikën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"