Vajza 18-vjeçare nuk e lë të qetë Balotelin, nis një hetim i dytë për dhunë seksuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 11:36

Vajza 18-vjeçare nuk e lë të qetë Balotelin, nis një hetim i dytë për dhunë seksuale

Një vajzë 18-vjeçare tentoi të shantazhonte sulmuesin Mario Baloteli, pasi sipas saj ajo ka pasur një marrëdhënie me italianin, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene dhe pretendonte të merrte nga futbollisti 100 mijë euro.1574702591_202997_1574705617_noticia_normal_recorte1

Megjithatë historia në hetim për këtë, është mbyllur para dy ditësh nga Prokuroria e Viçencës, duke shpallur të pafajshëm lojtarin. Por, nuk përfundon këtu!

Një tjetër ankesë ka mbërritur në Prokurori para dy vitesh. Vajza në fjalë para dy vitesh ka bërë një ankesë për dhunë seksuale nga Baloteli, gjatë kohës kur ajo thotë se kanë kryer marrëdhënie.mario-balotelli-brescia-calcio-1574514801-27673

Vajza ka thënë se ka pasur akte seksuale të padëshiruara, të cilat janë kthyer në dhunë seksuale. Mesa duket historia e Balotelit me vajzën që e ka akuzuar nuk do të ketë fund, teksa tani do të nisë edhe një hetim i dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"