Uzuni tregon vuajtjet në Greqi: Nuk numërohen sa punë kam kaluar nëpër duar, njëra prej tyre solli kthesën e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 17:35

Uzuni tregon vuajtjet në Greqi: Nuk numërohen sa punë kam kaluar nëpër duar, njëra prej tyre solli kthesën e madhe

Myrto Uzuni po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi ka shënuar deri më tani plot 2 herë më Ferencvaroshin në kualifikueset e Championsit.

uzuni

Beratasi tundi rrjetën në fund në fitoren 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe më pas realizoi në barazimin 3-3 kundër Moldes. Tashmë Ferencvaroshit i duhet një barazim në ndeshjen e kthimit për tu kualifikuar. Uzuni në një rrëfim për median hungareze “Memzetisport” ku ka treguar vuajtjet si emigrant në Greqi bashkë me familjen e tij.

“Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë, por shumë shpejt e kuptuam se ishim të huaj atje. Unë mbërrita në Greqi kur isha 10 vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën. Nuk numërohen se sa punë kanë kaluar në dy duart e mia, por njëra prej tyre solli edhe kthesën e madhe.

Punoja në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli. Ai më konfirmoi sesa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvaros.

Fitorja ndaj Dinamo Zagreb? Sigurisht që isha shumë i motivuar për të treguar më të mirën time në fushë. I njihja shumë mirë disa prej lojtarëve të Dinamos, pasi luajta disa vite me Lokomotivën, skuadrën e dytë të qytetit të Zagrebit. Shumë prej tyre më uruan pas ndeshjes, duke thënë që nuk e prisnin të ishte kaq e vështirë kundër nesh“, përfundoi Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"