Uzuni shkëlqen me dy gola, performanca pozitive për legjionarët. Mësoni notat e tyre për fundjavën që lamë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 9:36

Uzuni shkëlqen me dy gola, performanca pozitive për legjionarët. Mësoni notat e tyre për fundjavën që lamë pas

Një tjetër fundjavë pozitive e lënë pas për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë dhënë performanca mjaft të mira me skuadrat e tyre duke marrë dhe vlerësime të larta.

uzuni

Portali i njohur i statistikave “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” notat e pesë më të vlerësuarve.

Vendin e parë e mban Myrto Uzuni, i cili u rikthye nga dëmtimi me dy gola të shënuar kundër Andorras në La Liga 2. Për këtë performancë ai është vlerësuar me notën 8.4.

Sulmuesi i Kombëtares ndiqet nga Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi luajti si titullar për Atalantën në sfidën me Sampdorian, duke ndihmuar skuadrën që ta mbajë portën e paprekur dhe për këtë është vlerësuar me notën 7.7.

Vendin e tretë e mban Enea Mihaj, me notën 7.3. Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në fitoren që Famalikao arriti përballë Estoril, me 24-vjeçarin që gjithashtu ndihmoi skuadrën të mbante portën e paprekur.

Një tjetër mbrojtës është në listën e 5 më të vlerësuarve. Me notën 7.2, Jorgo Pëllumbi mban vendin e katërt. 22-vjeçari ndihmoi skuadrën e tij, Varazdin, që të arrinte një fitore përballë Slaven Belupo, duke e mbajtur portën e paprekur.

Me notën 7.0, Elhan Kastrati mban vendin e pestë. Portieri shqiptar luajti një rol të rëndësishëm në barazimin që Çitadela arriti në transfertë përballë Venecias, i cili u ndëshkua nga vetëm një penallti.

WhatsApp Image 2023-01-30 at 08.49.28

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"