Uzuni: Punuam si grup që arritëm këtu, për mua vendos presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 19:14

Uzuni: Punuam si grup që arritëm këtu, për mua vendos presidenti

Myrto Uzuni ka qenë një nga elementet më të rëndësishëm të ekipit të Laçit duke e udhëhequr ekipin e tij për të siguruar një vend në Ligat e Europës. 23-vjecari ka konfirmuar se sa vlen duke e treguar potencialin e tij në fushë. “Kemi bërë një vit shumë të suksesshëm, por mendoj që jo vetëm unë, por i gjithë grupi ka bërë që të jemi këtu ku gjendemi sot” 0 u shpreh me modesti beratasi.

uzuni

“Përderisa e kanë zgjedhur drejtuesit, besoj se do të jetë i duhuri, urojmë të jemi sa më lart për ekipin. Shpresoj që së bashku t’ia dalim” -u shpreh ai për trajnerin e ri. Në lidhje më një transferim të mundshëm të tij në një ekip tjetër ai u shpreh se:  “Me këtë pjesë merret presidenti i cili ka investuar shumë për mua dhe vendos presidenti çfarë do të bëhet”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"