Uzuni: Për Shqipërinë luaj kudo, të shënosh me kombëtaren…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 13:53

Uzuni: Për Shqipërinë luaj kudo, të shënosh me kombëtaren…

Pas Veselit, rradha për të folur në konferencën e ditës së sotme ka qenë e Myrto Uzunit. Ai është shprehur entuziast për sa i përket takimit me Skocinë, por edhe për përshtatjen me shokët e ekipit.

uzuni

Si ndiheni tani që gjithë vëmendja është te ju?

Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë.

Humbja në Izrael…

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë.

Këto dy ditë që keni folur me trajnerin në çfarë pozicioni e shihni veten?

Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë.

E ëndërron një gol me kombëtaren?

Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur.

Ndeshjet e fundit tifozët kanë munguar…

Është e vërtetë i bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë.

Është e njëjta frymë me lojtarët e rinj dhe të vjetër?

Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur. Jam ndjer mirë brenda grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"