Uzuni: Partizani s’ishte rastësi, nuk trembemi as nga titulli kampion i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 14:09

Uzuni: Partizani s’ishte rastësi, nuk trembemi as nga titulli kampion i Kukësit

Myrto Uzuni është kthyer shumë shpejt në liderin e sulmit të Laçit, edhe pse ka pak javë që i është bashkuar skuadrës kurbinase. Futbollisti beratas ka treguar menjëherë talentin e tij në të dy ndeshjet e para të Superiores, ndaj Partizanit dhe Luftëtarit, ku edhe pse nuk ka shënuar, ai ka qenë një rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare.

uzuni

“E rëndësishme është skuadra, goli është i bukur për arsye personale, por parësore është skuadra”, u shpreh sulmuesi për “SuperSport”, Ai kishte si shqetësim kryesor më shumë faktin se ekipi doli pa pikë në fundjavë ndaj Luftëtarit edhe pse krijoi më shumë në fushën e lojës. “E kemi dominuar atë ndeshje, por ky është futbolli, jo gjithmonë fitojnë ata që kanë bërë lojën”.

Sipas Uzunit, Laçi është një skuadër me pretendime në këtë sezon dhe fitorja nga Partizanit nuk ishte diçka rastësore, por e përfshirë në objektivat e klubit, ndaj ai nuk shikon si frikësues as statusin e “kampionit në fuqi” që ka aktualisht skuadra e Kukësit, rivali i radhës i Laçit.

“Besoj se kemi të gjitha kualitetet për të bërë surprizën, nuk ishte rastësi ndeshja me Partizanin, besoj se kemi mundësi për ta arritur prapë atë gjë. Në transfertë edhe një pikë është e rëndësishme, duke kujtuar se luajmë me Kukësin, një ekip kampion. Por ne nuk na tremb fakti që ka qenë kampionë vitin e kaluar”, deklaroi Uzuni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"