Uzuni: Në stadiumin e Lushnjës shënoj gjithnjë, shpresoj të kapim kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 15:42

Uzuni: Në stadiumin e Lushnjës shënoj gjithnjë, shpresoj të kapim kupat e Europës

Ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës dhe kjo me sa duket për vetë faktin që stadiumi i Lushnjës i sjell fat. Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Uzuni shprehet i lumtur për golin dhe sidomos për fitoren e arritur në transfertë.

laci

“Në stadiumin e Lushnjës kam shënuar gjithmonë, si me Tomorin, edhe me Apoloninë. Më ka ecur në këtë stadium, por në këtë ndeshje ka qenë tërësisht një lojë e ekipit. Golin e bën ekipi dhe jemi kuptuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ndihem shumë mirë te skuadra e Laçit, pasi ekipi më ndihmon.

Trajneri gjithashtu më bën të mundur që të shpreh ato që dua dhe që di t’i bëj më mirë në fushën e lojës. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe kisha besim se do të shënoja derisa ia arrita. Shpresoj që me Laçin të shënoj në mënyrë të rregullt dhe të arrijmë kupat e Europës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"