Uzuni në historinë e Ferencvaroshit, nuk e kishin bërë asnjëherë më parë: U hidhërova, por ky është futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:49

Uzuni në historinë e Ferencvaroshit, nuk e kishin bërë asnjëherë më parë: U hidhërova, por ky është futbolli

Nëse nuk do të ishte për atë gafë të port ierit të Ferencvaroshit në kohën shtesë, Uzuni do ta kishte shijuar më shumë golin kundër Juventusit. Ai ka dalë i mërzitur nga fusha dhe në ato pak fjalë që tha për zyrën për shtyp të UEFA-s, nuk e fshehu hidhërimin e asaj përmbysjeje në sekondat e fundit.

resize (1)

“Jam i mërzitur, – deklaroi shqiptari pas ndeshjes, – ne dhamë gjithçka në futboll dhe bëmë më të mirën tonë, por në fund nuk ia dolëm. Më vjen vërtet keq, por ky është futbolli. Nuk kemi çfarë të bëjmë”. Ndërkaq, në Hungari nisën menjëherë t’i bënin jehonë golit të Uzunit, jo vetëm sepse bëhet fjalë se i shënoi një prej skuadrave më të forta në botë, por sepse asnjë lojtar apo skuadër hungareze nuk kishte shënuar më parë në stadiumin e “Zonjës së Vjetër”. Ja disa nga statistikat e ndeshjes:

– Goli i Myrto Uzunit ishte i pari i një skuadre hungareze në shtëpinë e Juventusit në kompeticionet europiane (përjashto ndeshjet që janë luajtur në fushë neutrale).

– Juventusi është skuadra e dytë italiane që kualifikohet për herë të shtatë radhazi në fazën finale të Ligës së Kampioneve. Ata renditen pas Interit (8 herë) që e nisi këtë seri në sezonin 2004- 2005 dhe e ndërpreu në 2011-2012.

– Kristiano Ronaldo shënoi golin e 70-të në ndeshjet pritëse të skuadrave të tij në Champions. Së bashku me Mesin janë lojtarët që kanë shënuar më tepër gola në histori në ndeshjet pritëse.

– Ferencvaroshi është skuadra e 34-t kundër së cilës Ronaldo shënon në Ligën e Kampioneve. Ai ka kaluar Raulin (33), por Mesi është para, sepse u ka shënuar 36 ekipeve.

auto_Screenshot_171606256965

– Kristiano Ronaldo renditet vetëm i treti ndër futbollistët që shënojnë në Champions prej 15 sezonesh radhazi. Para tij janë Mesi dhe Benzema.

– Alvaro Morata ka shënuar 5 gola në katër ndeshje të Ligës së Kampioneve gjatë sezonit 2020-2021, duke barazuar rekordin e tij personal të arritur në 2014- 2015, por atëherë iu deshën 12 ndeshje për të arritur 5 gola.

– Vetëm Erling Haland (6 gola) ka shënuar më shumë se Morata në Champions këtë sezon.

– Kuadrado është i dyti lojtar i Juves që jep dy asiste për gol në një ndeshje pas Dani Alveshit në vitin 2017 kundër Monakos.

– Ueston MekKeni është lojtari i parë amerikan që luan një ndeshje të Ligës së Kampioneve me një skuadër italiane.

– Aleks Sandro regjistroi ndeshjen e 200-të me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"