Uzuni: Me Rexhinaldon mund të përballojmë çdo lloj kundërshtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 16:25

Uzuni: Me Rexhinaldon mund të përballojmë çdo lloj kundërshtari

Njeriu i ndeshjes Laçi – Partizani, Myrto Uzuni, deklaroi pas ndeshjes, se ndihet shumë mirë tek Laçi, dhe se merret vesh mirë Rexhinaldon në sulm, kjo edhe falë modulit të trajnerit Mezani.

uzuni

Gjendja tek Laçi…

Më vjen mirë që presidenti Laska gjeti një akord me presidentin e Apolonisë që të jem këtu. Po ndihem shumë mirë.

Keni një marrëdhënie të mirë me Rexhinaldon..

Ai është një lojtar shumë i mirë. Kemi cilësi të mira. Mund të përballojmë çdo lloj kundërshtari.

Jeni i kënaqur me modulin e Mezanit tek Laçi

Mezani na kërkon një modul 4-3-3, dhe duke njohur cilësitë e tre sulmuesve, përbëjmë një treshe me shumë cilësi në sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"