Uzuni: Jam shumë i lumtur për golin, Skënderbeu është dobësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 22:05

Uzuni: Jam shumë i lumtur për golin, Skënderbeu është dobësuar

Myrto Uzuni ishte dhe heroi që i dha barazimin Laçit, në transfertën e vështirë të Korçës. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, Uzuni u shpreh i lumtur për golin dhe nuk preferoi të flasë për merkaton. Në fund, futbollisti i Laçit, pohoi se Skënderbeu është dobësuar.

uzuni

“Në aspektin personal jam i lumtur, për këtë sot dhe për atë në Europë. Për sa i përket ekipit, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. E ardhmja? Nuk është në dorën time. Jam shumë i lumtur për golin sot. Me merkaton merren presidenti. Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeut? Skënderbeu ka dominuar, por është e vërtetqë që eshtë dobësuar ekipi me lojtarët që kanë ikur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"