Ushtroi dhunë ndaj lojtareve të Flamurtarit, arrestohet autori i gjestit të turpshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 15:19

Ushtroi dhunë ndaj lojtareve të Flamurtarit, arrestohet autori i gjestit të turpshëm

Një episod i turpshëm ka ndodhur ditën e djeshme në një ndeshje basketbolli midis Përmetit dhe Flamurtarit për të rejat.

flamurtari-basket-femra_1520256556-6349532

Një nga tifozët e ekipit pritës ka goditur dy nga lojtaret e Flamurtarit. Një ngjarje tepër e turpshme, sidomos kur mendojmë që kemi të bëjmë me vajza të mitura.

Gjithsesi, policia ka mundur të vejë në pranga autorin. Ai është Ardian Cobo, dhe mësohet se ka kundërshtuar policinë e shtetit në momentin që është marrë nga ata.

ttt-1

Cobo ishte babi i njërës prej lojtareve të Përmetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"