“Ushtarët e kombit” mahnitën polakët: Vetëm tifozët shqiptarë dëgjoheshin në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 19:15

“Ushtarët e kombit” mahnitën polakët: Vetëm tifozët shqiptarë dëgjoheshin në stadium

Stadiumi “PGE Narodowy” ishte i tejmbushur në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe gjatë gjithë takimit, në tribuna dëgjoheshin kore dhe këngë pa ndalim… vetëm nga tifozët shqiptarë.

tifozet ushtaret e kombit

Ndonëse thuajse i gjithë impianti ishte i mbushur me tifozë polakë dhe vetëm një grup i vogël shqiptarësh ishin të pranishëm, ata bënë që lojtarët vendas të ndjeheshin në inferioritet gjatë gjithë ndeshjes. Mbështetësit kuqezinj, të cilët kishin hapur një parullë ku shkruhej “Ushtarët e kombit” në stadium, nuk reshtën me koret e tyre dhe mediat plake me të drejtë i dhanë një vëmendje të veccantë kësaj shfaqje duke kujtuar se në këtë aspekt, shqiptarët e kishin fituar ndeshjen e tyre.

“Sigurisht, tifozët tanë u dëgjuan. Ata kënduan bukur himnin kombëtar dhe më pas brohoritën disa herë. Fjalët e këngëve u shfaqën mbi ekranin e madh të vendosur mbi fushë, të cilat më pas u kënduan në kor nga fansat. Ata iu përgjigjën edhe “urdhrave” të tjera duke tundur shallin.

Megjithatë, në pjesën më të madhe të ndeshjes, tribunat ishin në heshtje të frikshme. Dhe atë e shqetësoi vetëm… brohoritja e një sektori të vogël, por të dëgjuar në këto rrethana. të tifozëve shqiptarë, të cilët varën një parullë ku shkruhej” Ushtarët e Kombit”.

Është për të ardhur keq, sepse PGE Narodowy, që ishte bastioni ynë deri pak kohë më parë, duhet t’i shtyjë “bardhekuqtë” drejt fitores. Situata kur një pjesë e vogël e vizitorëve janë më të zhurmshmit në tribuna është pra mjaft e çuditshme”, shkruante “Interia Sport” në komentin e saj rreth pranisë së mbështetësve shqiptarë në tribuna gjatë sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"