Useini: Minutat që më dha Duro i shfrytëzova, kriza zgjati shumë tek ne. Tani duam Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 18:15

Useini: Minutat që më dha Duro i shfrytëzova, kriza zgjati shumë tek ne. Tani duam Kupën

Mesfushori i Flamurtarit, Muhamed Useini, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes mes Lushnjës dhe Flamurtarit, dhe u shpreh i lumtur për 3 pikët.

useini

Sa e vështirë të shihje skuadrën që shpërdoron?

Kur je në ndërrim pjesën e dytë, është e vështirë. Ishte një vendim i presor Duros, për ato minuta që më dha, i shfrytëzova dhe shënova.

Sa besim keni për ndeshjet në vazhdim?

3 pikat janë njësoj me çdo ekip, Lushnja po bën lojën e saj. Ishte e vështirë, e dinim këtë gjë. Me impenjim maksimal, arritëm të merrnim 3 pikët.

E shihni veten tek lufta për mbijetesë apo Europë?

Objektivi ynë që në fillim ka qenë Europa. Nuk kemi qenë ndonjëherë afër mbijetesës. Tani kemi Kupën, dhe do provojmë aty.

Nga Lushnja te Lushnja, një fazë për të arritur fitoren…

Kriza është normale tek të gjitha ekipet, zgjati pak shumë tek ne. Patëm mungesa, kartona e dëmtime, në disa ndeshje na ktheu edhe fati shpinën. Kur mblidhen të gjitha bashkë, erdhi dhe kjo periudhë e errët për ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"