Usain Bolt injoron Leo Mesin, zgjedh 3 lojtarët që dëshiron në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 12:35

Usain Bolt injoron Leo Mesin, zgjedh 3 lojtarët që dëshiron në ekip

Usain Bolt ka përzgjedhur tre lojtarët që do të dëshironte të ishte në një ekip, për një stafetë 4×100.Bolt--Un---mbetem-njeri-m---i-shpejt---i-planetit_TS_01-08-17_5650691630_

Ylli xhamajkan është një tifoz i madh i futbollit dhe, duke folur për faqen e FIFA-s në internet, ai u pyet se cilët lojtarë do të donte në grup për një stafetë 4×100.

Bolt zgjodhi tre lojtarët më të shpejtë sipas tij, me të cilët dëshironte të ishte në të njëjtin ekip, për të zhvilluar një garë. Lojtarët e zgjedhur nga Bolt ishin Ronaldo, Mbape dhe Bejl, duke injoruar në këtë mënyrë Leo Mesin.RONALDO

Xhamajkani gjatë intervistës tregon se ai gjithashtu është edhe një fans i Ronaldos: “Mesi dhe Ronaldo kanë një karrierë të frikshme. Por unë gjithmonë kam qenë një tifoz i portugezit sepse i admiroj aftësitë e atij për të triumfuar në liga të ndryshme, siç janë Anglia, Spanja dhe tani Italia.”, u shpreh Bolt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"