Uruguai shpall listën paraprake për në Botëror, 6 futbollistë nga Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 16:16

Uruguai shpall listën paraprake për në Botëror, 6 futbollistë nga Seria A

Uruguai ka shpallur listën paraprake për në Botërorin e Rusisë. Ajo që bie në sy përveç sulmuesve Luis Suarez dhe Edison Kavani është se në listën me 26 lojtarë bëjnë pjesë 6 lojtarë nga Seria A.

Uruguai

Skuadra e Oskar Tabarez bën pjesë në Grupin A, së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin. Uruguaji është favoritja kryesore për të dalë e para e grupit. Martin Kaseres, Matias Vesino, Rodrigo Bentakur, Diego Laksalt, Lukas Torreira dhe Gaston Ramirez, janë 6 futbollistët uruguajanë që luajnë në Serinë A italiane.

Uruguaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"