Urimi i rrallë/ Duka përshëndet largimin e tre lojtarëve nga kampionati, por ngatërron Simonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 20:16

Urimi i rrallë/ Duka përshëndet largimin e tre lojtarëve nga kampionati, por ngatërron Simonin

Transferimet e futbollistëve shqiptarë nga kampionati ynë në skuadra të huaja, kanë sjellë sot një reagim unik nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Një urim unik dhe risi për këto nivele të futbollit, pasi nuk është parë ndonjëherë nga ndonjë homolog i tij europian apo në federata të vendeve të tjera, që një president del dhe përgëzon punën e klubeve në merkato.

duka

Dhe për më tepër, Duka e ka bërë këtë duke përfshirë në mes edhe Simon Simonin, portierin e Dinamos i cili u largua drejt Eintraht Frankfurt në Gjermani. Ai e ka quajtur edhe atë një prej lojtarëve “më cilësorë të Abissnet Superiroe”, duke harruar ndoshta se Dinamo e shiti portierin teksa aktivizohej në Kategorinë e Parë.

POSTIMI I DUKËS

Dëshiroj të përshëndes transferimet e rëndësishme të tre prej lojtarëve më cilësor të Abissnet Superiore. Simon Simoni, Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha janë produkte bio të kampionatit tonë, akademive e klubeve që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave. Gjithmonë kam inkurajuar dhe do të mbështes ato klube e akademi që bëjnë një punë të madhe me elementin e ri.

Simoni, Skuka dhe Xhixha janë në të njëjtën kohë dhe konfirmimi i rritjes së vazhdueshme të kampionatit, cilësisë së tij dhe tregojnë se produkti jonë ka vlera e mund të konkurojë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ky është një shembull konkret se me pak më shumë punë e kujdes në menaxhim mund të kemi më shumë raste të tilla suksesi.

Shumë urime për djemtë tanë dhe jam besimplotë se do të na bëjnë krenar edhe në të ardhmen!

ddddddfdsfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"