“Urime për diplomimin në shkencat ekzakte”, trajneri i Ballkanit uron në mënyrë ironike kampionët e Dritës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 23:12

“Urime për diplomimin në shkencat ekzakte”, trajneri i Ballkanit uron në mënyrë ironike kampionët e Dritës

Humbja e titullit kampion pas barazimit 2-2 me Gjilanin nuk e ka pezmatuar aspak trajnerin e Ballkanit Ismet Munishin.
munishi
Pasi rezultati konfirmoi Dritën si kampionen e re të Kosovës, Munishi falënderoi rivalët në mënyrë ironike duke e konsideruar fitoren e titullit kampion si “diplomim në shkencat matematike (ekzakte)” duke iu referuar faktit se “Intelektualët” u favorizuan nga Gjilani, i cili ndali në fund Ballkanin.

Pavarësisht se duhet dhe një ndeshje të mbyllet krejtësisht sezoni , rezultatet në sfidat direkt e shpallin Dritën kampione.

“Nga njeriu i madh mësoni edhe kur ai hesht. Mbase po doni mund edhe te flasë. Urime diplomimi në shkencat matematikore, vetëm në këtë mënyrë mund t’ju uroj titullin . Kampion nuk është ai që fiton në çdo mënyrë. Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë . E falenderoj Florim Zukën për mikpritjen dhe klubin e Gjilanit per lojë e drejtë dhe korrekte. Sot bëmë nje ndeshje fantastike .Edhe pse jemi rival do t’i çmoj gjithmonë vlerat tuaja burrërore dhe kontributin tuaj në futbollin kosovar”, shkruan Munishi në rrjetet sociale.

MUNISHIII

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"