“Urime Milanit për titullin, por nuk pendohem që u largova”, flet Donaruma: Kielini do të na mungojë të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 16:37

“Urime Milanit për titullin, por nuk pendohem që u largova”, flet Donaruma: Kielini do të na mungojë të gjithëve

Portieri i PSG-së, Xhaluixhi Donaruma ka folur për mediat nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

DONARUMA 1

I pyetur nga gazetarët Donaruma ka komentuar sezonin e kaluar duke treguar situatën e vështirë të ambientimit te Parisi, ai gjithashtu i ka bërë komplimenta ish-skuadrës së tij Milanit për titullin kampion, por pa harruar të theksojë se nuk pendohet për largimin nga kuqezinjtë.

“Sezoni i kaluar kishte vështirësitë e tij për mua, në një skuadër të re për një portier nuk është kurrë e thjesht, por jam i bindur që eksperienca që kalova do të më ndihmojë në të ardhmen.

I bëj komplimenta Milanit për titullin e Serisë A, ishte një vit perfekt për ta dhe jam krenar për arritjet e tyre, por nuk pendohem për largimin, ishte momenti i duhur për mua për të bërë hapin e radhës.

Kielini do të na mungojë të gjithëve, ishte një pikë referimi për të gjithë ne si brenda dhe jashtë fushës. Një shembull i vërtetë për të gjithë të rinjtë italian.”, u shpreh Donaruma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"