“Urime ekipit, zhvilloi një ndeshje të madhe”, Shaland entuziast pas humbjes me Spanjën: Duhet të jemi krenarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:25

“Urime ekipit, zhvilloi një ndeshje të madhe”, Shaland entuziast pas humbjes me Spanjën: Duhet të jemi krenarë…

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, u shpreh tepër i kënaqur për performancën e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Spanjës në Prishtinë. Në prononcimin pas kësaj përballje, tekniku i dardanëve, ndër të tjerave u shpreh:

challandes-2-600x360-1

“Më duhet t’i them urime ekipit që luajti një lojë të madhe. Taktikisht ishim shumë të mirë, luajtëm mirë në mbrojtje dhe në përgjithësi. Ekipi tentoi të shënonte, luajti me kurajo por për fat të keq nuk shfrytëzuam rastet e mira që i patëm.

Mendoj që jemi në rrugë të mirë pas paraqitjes së mirë ndaj Spanjës. Ekipi ka bërë një punë shumë të mirë dhe duhet të jemi krenar për këtë ekip.

Ne e kishim në skenar të mbroheshim kundër Spanjës dhe pastaj nëpërmjet kundërsulmeve të shënonim. Patëm kundërsulme të mira, dhe jo shumë skuadra arrijnë të krijojnë tri apo katër raste kundër Spanjës. Nuk u frikësuam dhe patëm paraqitje shumë të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Spanja.

Duhet të jemi të kënaqur dhe ta përgëzojmë ekipin për atë që tregoi. Jam i lumtur me ekipin dhe kam kënaqësinë që punoj me këtë ekip. Mendoj se jemi duke e bërë një punë të mirë së bashku. Jam këtu për ta bërë punën time dhe ndihem krenar”, përfundoi Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"