Urdhri i brendshëm i FSHF-së/ Administrata, miq dhe fëmijë për të mbushur stadiumin ndaj Irlandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 12:39

Urdhri i brendshëm i FSHF-së/ Administrata, miq dhe fëmijë për të mbushur stadiumin ndaj Irlandës

FSHF-ja ka në plan që të mbushë sa më shumë stadiumin “Selman Stërmasi” për ndeshjen kualifikuese që do të luhet sot mes kombëtares shqiptare U-21 dhe asaj të Irlandës së Veriut U-21.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një urdhër të brendshëm të Federatës ku zbulohet plani për të sjellë sa më shumë tifozë në mbështetje të Shpresave. E gjithë administrata e FSHF-së duhet të jetë e pranishme dhe të sjellë sa më shumë shoqëri duke qenë se hyrja është falas.

Gjithashtu kërkohet prania e të gjithë delegatëve, vëzhguesve dhe arbitrave të futbollit vendas, si dhe kërkesë ndaj drejtorit të Sporteve në Ministri për të bërë të mundur prezencën e sa më shumë fëmijëve nga shkollat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"