Urdhëri i Ronaldo, ja cilin lojtar do te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 19:33

Urdhëri i Ronaldo, ja cilin lojtar do te Reali

Markus Rashford mund të jetë transferimi i bujshëm i Realit të Madridit. Talenti anglez i Mançester Junajtid është prej kohësh një objektiv i “galaktikëve”, por duket se mungesa e një sulmuesi i shtyn këta të fundit të mendojnë më seriozisht për transferimin e Rashfordit.

kristiano ronaldo

Në këtë sezon e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira si titullar në skuadrën e Murinjos dhe një telefonatë nga Reali mund ta tundonte. Për më tepër, në Angli bëjnë me dije se ka qenë Kristiano Ronaldo ai që ka zgjedhur Rashfordin përpara Kejnit dhe u ka thënë drejtuesve se lojtari i Mançesterit është më interesant dhe do të përshtatej shumë shpejt në skuadrën madrilene.

markus rashford

Sigurisht që Murinjo nuk do ta linte kurrsesi të lirë “djallin” e tij, por lëvizjet e fundit dhe shifrat e çmendura që qarkullojnë kanë prishur rregullat e merkatos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"