Universiteti i Korçës nderon Orges Shehin, i jep titullin “Honoris Causa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 12:05

Universiteti i Korçës nderon Orges Shehin, i jep titullin “Honoris Causa”

Universiteti i Korçës “Fan. S. Noli” ka vendosur të nderojë me titullin e lartë “Honoris Causa” portierin dhe kapitenin e Skënderbeut, Orges Shehi.

Shehi

Futbollisti i cili pak ditë më parë mbushi 40 vjeç ka lënë gjurmë në historinë e futbollit të qytetit duke fituar 6 tituj kampion.

Shehi prej 8 vitesh është futbollist i skuadrës së Skënderbeut dhe një lider i padiskutueshëm i saj duke e udhëhequr drejt sukseseve të shumta.

Portieri durrsak ka kryer edhe studimet e larta në Universitetin e Korçës para disa vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"