Unik në Itali, Vrioni luan në tri kategori brenda një sezoni. Sulmuesi shënon tjetër rekord në futbollin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 16:32

Unik në Itali, Vrioni luan në tri kategori brenda një sezoni. Sulmuesi shënon tjetër rekord në futbollin italian

Xhakomo Vrioni ka shënuar një rekord unik në futbollin italian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, me aktivizimin në ndeshjen e fundit të kampionatit nga trajneri Sarri me Juventusin në Serinë A, është bërë i pari futbollist që ka luajtur në tri liga brenda një sezoni: Seria A, Seria B, Seria C. Deri më tani, ky është një rekord unik në futbollin përtej Adriatikut.VRIONI

Në serinë më të ulët, atë C, Vrioni ka luajtur duke qenë pjesë e skuadrës B të Juventusit, ose Juve U-23 me të cilën është aktivizuar 2 ndeshje gjatë kampionatit të rregullt si dhe në 1 ndeshje të fazës “play off” ku edhe ia doli që të realizojë një eurogol me goditje potente nga distanca. Bardhezinjtë janë të vetmit në Itali që kanë krijuar një skuadër të tillë.

Në Serinë B, sulmuesi kuqezi ka luajtur përgjatë gjysmës së parë të këtij sezoni. Vrioni deri në muajin janar ishte një futbollist i skuadrës së Sampdorias, i huazuar tek ekipi i Çitadelas. Në këtë skuadër, Vrioni numëron katër aktivizime dhe vetëm një asist të dhuruar. Në Serinë A, djaloshi kuqezi u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë kundër Romës, që i jep atij mundësinë edhe për të qenë kampion i këtij sezoni me ekipin bardhezi. Edhe ky një rekord, teksa bëhet shqiptari i parë që fiton Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"