“Unë përsëri bardheblu jam”, Mirel Josa: Na penalizoi gabimi flagrant i anësorit, Kukësi luan drejt deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:26

“Unë përsëri bardheblu jam”, Mirel Josa: Na penalizoi gabimi flagrant i anësorit, Kukësi luan drejt deri në fund

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli pas barazimit në “Elbasan Arena” ndaj Tiranës. Në proncimin për “Gol pas Gol”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

jOSA

“Për mënyrën se si shkoi të përfundonte ndeshje, mund ta quajmë rezultat i mirë. Tirana na vuri në vështirësi në pjesën e parë. Torasa dhe Kale kapën zonat e mesme. E ekuilibruan lojën jo vetëm me shënimin e golit, por edhe më pas, duke pasur parasysh mënyrën se si do ta sulmonim Tiranën. Kam dyshime për pozicionin jashtë loje të Eze. Në pjesën e dytë kishim mundësi ta godisnim përsëri Tiranën, para se të barazonte. Rasti i pozicionit të Eze është flagrant, por anësori kishte mendim tjetër.

Në pjesën e dytë u bënë shumë rotacione, tek të dy skuadrat. Golin e pësuam në moment shumë kyç. Për mendimin tim, për aq pak minuta, jam i kënaqur me barazimin, për mënyrën si shkoi ndeshja, por të më pyesnit para ndeshjes nuk do të isha i kënaqur me barazimin. Unë nuk mendoj për Europën, unë mendoj për ndeshjen e radhës. Unë mendoj që skuadra të luajë futboll drejtë. Në dy ndeshjet e fundit, kemi përmirësuar ndjeshëm lojën.

Me arbitrin diskutova që mbas mbarimit të pjesës së parë, isha i bindur që nuk ishte offside, e kapëm Tiranën të zhbalancuar, ishte rasti më flagrant që ne mund ta bënim 2-0 dhe do të ishte shumë vështirë për Tiranën.

Të gjithë lojtarët mendojnë për sulmin, problemi qëndron te ekuilibri që ne humbëm. Duhet të vlerësojmë Tiranën për mënyrën si luajnë futboll. Ishin më të rrezikshëm kur luajtën me 3 mbrapa se me 4. Problemi është se duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Lojtarët e mij ishin pak të frikësuar, me përjashtim të pjesës ofensive, që kanë më shumë eksperiencë. Kishim probleme në krahun e djathtë, u munduam t’i rikuperonim, por duhet më shumë inisiativë. Futbollistëve nuk iu ve kurrë limit, për inisiativën.

Unë kam futbollistë që më shikojnë në dritë të syrit. Çdo futbollist që i takon të zbresë në fushën e lojës, nuk do të ketë asnjë dyshimi. Do të luajmë me çdo skuadër 100% Në qoftë se nuk do të luajmë, jam unë përgjegjësi kryesor, asnjë skuadër nuk na ka lëshuar deri tani. Futbollistët kanë objektivat e veta.

Problemi i ishit nuk më intereson shumë, unë përsëri bardheblu jam, por për para të gjithash kam punë me skuadrën time. Arbitrat nuk është hera e parë që na ndëshkojnë”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"