“Unë nuk jam si Levandovski”, flet Haland: Duam ta ndalojmë Bajernin për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 17:58

“Unë nuk jam si Levandovski”, flet Haland: Duam ta ndalojmë Bajernin për titullin

Borusia e Dortmundit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. “Sky” ka treguar për programin stërvitor edhe objektivin që verdhezinjtë kanë për sezonin e ri. Sulmuesi norvegjez, Erling Haland mezi po pret startin duke premtuar gola me shumicë për skuadrën e tij.haland

“Kemi mjaftueshëm kualitet në skuadër për të fituar kampionatin. Por kjo nuk mund të ndodhë vetëm duke folur, por duke djersitur në fushën e lojës”, tha 20-vjeçari. “Përgatitjet sapo kanë nisur dhe në këtë fazë duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’u përmirësuar. Tani e njoh më mirë grupin dhe mund të them se jam integruar në mënyrën më të mirë”.

STËRVITJA – Verdhezinjtë kanë zgjedhur si destinacion Zvicrën për t’u përgatitur. Haland tregon se klima është e njëjtë me atë të Norvegjisë. “Male dhe pyje, ajo çfarë kam adhuruar gjatë gjithë jetës sime. Kushtet atmosferike janë të mira, larg vapës”. Nga data 10 deri më 17 gusht skuadra do të kryejë 2 seanca në ditë. Një fazë përgatitore ndryshe nga vitet e kaluara.haland

RIVALITETI ME BAJERNIN – Haland është i bindur se edhe këtë sezon skuadra e Borusias do të ketë një mision të vështirë, të mundë Bajernin. “Sigurisht që kampionët në fuqi janë gjithmonë favoritë për ta fituar sërish kampionatin. Por ne duam t’i ndalojmë ata. Ndeshja e fundit me ta tregoi se diferenca nuk është shumë e madhe. Nëse mësojmë nga gabimet tona, atëherë mund ta synojmë seriozisht titullin.

Unë si Levandovski? Jo, mendoj që jemi të ndryshëm, edhe pse kemi një gjë të përbashkët, golin. Robert ka vite që është protagonist në Bundesligë. Unë jam ende shumë larg arritjeve të tij. Por kjo nuk do të thotë se unë do të ndalem së shënuari edhe në sezonin e ardhshëm”, tha 19-vjeçari në prag të sezonit të ri me Borusian e Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"