“Unë nuk e dua Shqipërinë or vëlla”, ja posti që i jep Federata e Kosovës komentatorit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:56

“Unë nuk e dua Shqipërinë or vëlla”, ja posti që i jep Federata e Kosovës komentatorit të njohur

Komentatori sportiv Andin Lokaj, i cili disa javë më parë krijoi polemika pas deklaratës në një televizion kosovare teksa u shpreh se nuk e do Shqipërinë. Sipas tij Kosova e ka kombëtaren, shtetin dhe flamurin e vet.

lokaj

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga tifozët shqiptarë, ndërkohë që drejtuesit e Federatës së Kosovës, së fundmi ka vendosur ta punësojnë Andinin si spiker për të ndezur stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes dhe gjatë saj.

Lokaj

Lajmi konfirmohet nga vetë komentatori i njohur, në emisionin “Imazh” në RTK, teksa u shpreh: “Ta shohim se si do të shkojë. Nuk e kam provuar kurrë atë detyrë. Në bashkëpunim me FFK-në do ta shohim se a do t’ia dalim kësaj pune”.

Testi i tij i parë do të jetë nesër ndaj Gjibraltarit. “Dardanët” do të përballen me Gjibraltarin në takimin miqësor që do të startojë në orën 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"