“Unë nuk doja, por ai më detyroi”, ish-portieri i Interit rrëfen debatin me Murinjon për… ngjyrën e fanellës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:46

“Unë nuk doja, por ai më detyroi”, ish-portieri i Interit rrëfen debatin me Murinjon për… ngjyrën e fanellës

Ish-portieri i Interit, Hulio Çezar ka qenë një ndër pikat kyçe të skuadrës së drejtuar nga Zhoze Murinjo e cila fitoi tripletën e famshme.

64564566666

Ka qenë vetë braziliani i cili nga një event i organizuar në prani të mediave italiane ka folur lidhur me një episod të çuditshëm ku Murinjo e kishte detyruar të vishte në ndeshje një fanellë me ngjyrë të verdhë kundër dëshirës së tij.

“Bëra një dalje të gabuar në një ndeshje me Fiorentinën dhe pësuam gol. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për garën për titull.

Në ndeshjen tjetër Murinjo më tha se kishte lexuar një artikull ku thuhej se ngjyrat e forta te veshjet e portierëve i bëjnë sulmuesit ti godasin topat drejt trupit të tyre dhe se nga ajo ndeshje unë do të vishja një fanellë me ngjyrë të verdhe si ajo që përdornim në stërvitje.

Unë refuzova, por ai më tha se donte një portier që t’i ofronte siguri dhe për këtë arsye duhet ta vishja atë fanellë për ta provuar nëse kjo gjë funksiononte në fushë.

E provova dhe gjithçka shkoi shumë mirë, nga ajo ndeshje e mbajta fanellën e verdhë deri në fund të sezonit, Murinjo detyroi magazinierët ta stamponin emrin dhe numrin tim tek ato të stërvitjes, edhe kundër dëshirës së sponsorave.” Tha Hulio Çezar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"