“Unë i bëj të tjerët të flasin për mua”, Mesi: Ronaldo dhe Ibra promovojnë veten e tyre
Lionel Mesi ka marrë ditën e djeshme Këpucën e Artë, teksa u shpall golashënuesi më i mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës, me 36 gola.
Menjëherë pas fitimit të këtij çmimi, ylli argjentinas ka dhënë një intervistë për “La Gazetta dello Sport”.
Në intervistën e dhënë, Mesi flet për veçoritë që e dallojnë atë nga Ibrahimoviç dhe Ronaldo: “Asnjëherë nuk e kam ndjerë të nevojshme të largohem nga klubi më i mirë në botë, që është Barcelona. Këtu më pëlqen çdo gjë, duke filluar që nga stërvitja deri të qyteti.
Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua, nuk më pëlqen të flas për veten. Nuk promovoj veten si Ronaldo dhe Ibra. Unë e di se kush jam dhe çfarë kam bërë.”, u shpreh ylli i Barcelonës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"