“Unë gjithmonë luaj për fitore”, Shensoi pas humbjes: Ne krijuam shumë raste, por Teuta shënoi me mundësinë e vetme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 18:11

“Unë gjithmonë luaj për fitore”, Shensoi pas humbjes: Ne krijuam shumë raste, por Teuta shënoi me mundësinë e vetme

Teuta mposhti Bylisin me rezultatin 1-0 për ndeshjen e vlefshme në javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i ballshiotëve, Naxhi Shensoi. Ai u shpreh se kishin ardhur për të fituar por të paktën të dilnim me pikë nga “Niko Dovana”.

bandicam 2023-02-07 18-02-47-025

“Ne erdhëm të fitojmë, por të paktën të merrnim një barazim. Pasi fituam me Vllazninë dhe Kastriotin dhe kishim besim që do ta bënim. Uroj Teutën për fitoren, por ne krijuam më shumë raste, problemi ishte tek realizimi. Duhet të punojmë më shumë për të bërë një lojë pozitive dhe të kemi mentalitet fituesi.

Unë gjithmonë luaj për fitore, por më e keqja barazim. Teuta shfrytëzoi një rast të vetëm me gol, dhe nuk e prisja të pësonim aty. Nuk do të luajmë futboll negativ por pozitiv. Të rëndësishme janë pikët, por nuk duhet të rrimë vetëm në mbrojtje, duhet të dominojmë lojën”, u shpreh Shensoi gjatë një pronocimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"