“Unë e ndjej më mirë veten kur luaj si numër 10”, Çekiçi: Ndodhi e njëjta gjë si në dy ndeshjet e kaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 20:08

“Unë e ndjej më mirë veten kur luaj si numër 10”, Çekiçi: Ndodhi e njëjta gjë si në dy ndeshjet e kaluara

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, ka folur në një prononcim për “Super Sport” për barazimin që kuqezinjtë morën me Estoninë, duke theksuar se në shtator Kombëtarja do të bëjë më mirë.

cekici

“E kemi parë që dhe në dy ndeshjet e fundit ka ndodhur e njëjta gjë. Shkojmë te zona, rrotullohemi aty por nuk mund të finalizojmë. Një arsye më të pastër nuk mund të jap. Shpresoj që pas rikthimit me skuadrat në kampionate mund ta heqim këtë ngërç psikologjik dhe mund të bëjmë më mirë në shtator me Kombëtaren.

Këtë ndeshje kemi parë që Estonia ishte në një bllok mbrapa. Ata qëndronin 8-9 lojtarë mbrapa. Nuk e besoj se ka të bëjë me skemën.

Unë e ndjej më mirë veten në numër 10. Këtu luajmë me 3 mesfushorë, edhe kjo është gjë e mirë. mendoj se po të luaja si ‘winger’ do të ishte akoma dhe më mirë”, ishin fjalët e Çekiçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"