Ultrasit vlonjatë “qajnë” Maganin: Tani Flamurtari nuk bëhet kurrë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2016 | 21:18

Ultrasit vlonjatë “qajnë” Maganin: Tani Flamurtari nuk bëhet kurrë!

Grupimi i ultrasve të Flamurtarit, “Flota Kuqezi”, i ka bërë një mesazh lamtumire mjaft domethënës trajnerit Gugash Magani pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i skuadrës vlonjate. Mbështetësit kanë bërë një postim në faqen e tyre në Facebook ku tregojnë se janë qartësisht në krah të trajnerit të larguar dhe tashmë kanë bindjen e plotë se klubin nuk e presin ditë të gëzuara.

tifozet flamurtari

Mesazhi i ultrasve

Erdhe me kokën lart dhe ike me kokën poshtë gjeneral. Ike me kokën poshtë sepse nuk ditën të të vlerësonin punën dhe seriozitetin tend.

Erdhe për të ngritur një Flamurtar që të ishte i denjë për të luftuar por s’të lanë.

Kemi thënë një fjalë dhe ajo fjalë do të ngelet akoma. “NËSE FLAMURTARIN S’E BËN DHE GUGASH MAGANI, FLAMURTARI NUK KA PËR T’U BËRË MË”

Vlora do të ketë gjithmonë në zemër, ti je dhe do ngelesh pjesë e jona, do ngelesh njëri prej nesh.

Ajo ëndërr që ne donim së bashku si ty gjeneral e stafi yt bashkë me tifozët nuk na u bë realitet!

Kudo që të shkosh tu priftë e mbara ta themi këtë lamtumirë me zemër të thyer.

FALEMINDERIT GUGASH MAGANI

FALEMINDERIT KLODIAN DERVISHI!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"