Ultrasit paralajmërojnë drejtuesit: Mos na bëni presion!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2015 | 13:24

Ultrasit paralajmërojnë drejtuesit: Mos na bëni presion!

ultras-beslidhjaUltrasit e skuadrës së Besëlidhjes kanë shprehur rezerva në lidhje me drejtuesit e klubit të tyre dhe një gjë të tillë e kanë bërë me dije në një deklaratë për mediat.

“Pavarësisht ecurisë së mirë që po kalon skuadra e Besëlidhjes, ajo ka dhe do të ketë nevojë për mbështetjen e tifozëve. Por, me sa duket, drejtuesit e klubit nuk janë të këtij mendimi, duke u munduar që të largojnë tifozërinë e zjarrtë në shkallët e stadiumit. Pas mbylljes së tribunës C, ku ka qëndruar historikisht tifo-grupi “Ultras Besëlidhja-Dragojt e Veriut”, tani janë pezulluar edhe autobusët në transfertë dhe organizimi në tribuna. Është vënë re edhe një presion i vazhdueshëm ndaj tifozërisë nga ana e drejtuesve të klubit dhe forcave të rendit. I bëjmë thirrje presidencës të heqë dorë nga ky qëndrim dhe të arrijë një marrëveshje me tifozët. Besëlidhja është e jona, është e lezhjanëve dhe ju nuk mund të na ndaloni të bëjmë tifozllik. Ne e kemi mbështetur gjithmonë ekipin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, është mbyllur deklarata e tifozëve lezhjanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"