Ultrasit e Tiranës bëhen gati për bojkot: Stadiumi ishte kthyer në aeroport, mungonte vetëm skanimi me lazer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:28

Ultrasit e Tiranës bëhen gati për bojkot: Stadiumi ishte kthyer në aeroport, mungonte vetëm skanimi me lazer

Grupi më i madh i organizuar i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka paralajmëruar se do të bojkotojë ndeshjet e klubit nëse do të përsëriten skenat e ndeshjes me Vllazninë. Mbështetësve të Tiranës iu kërkuan në fundjavë dokumentet e identifikimit në hyrje të stadiumit “Air Albania”, duke bërë që starti i ndeshjes të shoqërohej me një kaos të pazakonte e duke bërë që shumë prej tyre të hynin me vonesë në impiant.

fanatics

Sipas tifozëve, kjo është e papranueshme. Ndaj grupimi ka bërë të qartë se në çdo stadium ku do të përsëritet kjo kërkesë, ata nuk do të jenë të pranishëm.

REAGIMI

Duke marrë shkas që prej pragndeshjes së fundit kundër Vllaznisë, jemi njohur me tendencen e forcave policore për të kërkuar mjete identifikimi përreth dhe brënda ambienteve të stadiumit tonë TF dëshiron ti bëjë me dije antarëve, tifozëve, klubit dhe opinionit publik.

Javën e kaluar hyrja e stadiumit ishte kthyer në një Aeroport ku vetëm skanimi trupor me lazer mungonte.

Të prirur nga kjo situatë tendencioze që me dashje apo pa dashje i klasifikon tifozët Ultras si kriminel, TF dëshiron të sqarojë antarët e saj dhe opinionin publik se kurrë nuk stepet nga qëndrimi i saj fillestar që prej 2006-ës!

NË STADIUM PA KARTA IDENTITETI.

Futbolli luhet për tifozet e pa ata nuk ka kuptim.

Ne të giithë jemi të vetdijshëm se jetojmë në një vend ku hallet e problemet e pafundme e të përditshme të qytetarëve e kalojnë futbollin në plan të dytë.

Ama ne i kemi tejkaluar gjithmonë këto limite, duke qenë prezent cdo ndeshje, në disa transferta 100, 200 e në disa ndeshje në kryeqytet 2000, 3000, 4000 apo ndoshta disa ndeshje edhe një herë më shumë se kaq.

Kemi qene aty duke u munduar gjithmonë ti përmbahemi parimeve tona, për të mos ti lënë kurrë ngjyrat bardheblu te rendin në fushë pa lojtarin e tyre me te rendësishëm, lojtarin e 12-te…

Prandaj Tirona Fanatics do t’ju bëjë të gjithë me dije se ne stadiume ku do të kërkohen Karta ID ne nuk do të jemi prezent, as dje as sot dhe as nesër!

fanatics1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"