“Ultrasi” i Partizanit që po shkëlqen në Kategorinë e Parë, flet futbollisti 27-vjeçar: Nuk kemi frikë asnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 19:28

“Ultrasi” i Partizanit që po shkëlqen në Kategorinë e Parë, flet futbollisti 27-vjeçar: Nuk kemi frikë asnjë

Lauren Ismailaj, ultrasi i Partizanit që u bë hero në “Loni Papuçiu”. Mesfushori kryeqytetasi ktheu në gol atë penallti të fituar dhe Tomori mori pikët që e ngjitën me 5 vende në renditje.

Ismailaj

Ky ishte goli i tretë në dy ndeshje për 27-vjeçar, që ka marrë “për dore” skuadrën beratase në Kategorinë e Parë. Përveç se një futbollist profesionit që në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit të Sormanit, Ismailaj, është gjithashtu dhe një tifoz i flakët i “Demave të Kuq”, teksa e ndjek skuadrën e zemrës thuaj te çdo ndeshje në sektorin e ultrasve.

Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, 27-vjeçari i Tomorit evidenton se kthesa erdhi që javën e shkuar dhe kjo ndaj Apolonisë ishte për konfirmim.

Partizani

“Javë pas jave kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, ndonëse jo gjithmonë kemi marrë pikët e dëshiruara dhe të merituara. Edhe kalendarin nuk e kemi pasur shumë në favor, prandaj vendi ynë në renditje është ende larg pritshmërive tona. Kthesa jonë ka ardhur veçanërisht në dy ndeshjet e fundit, sepse kemi dominuar pjesën më të madhe të lojës. Sigurisht që ndihem shumë mirë për realizimin e penalltisë dhe mendoj se kam bërë thjesht dhe vetëm detyrën.

Në fund të fundit, goli është meritë e të gjithë ekipit dhe shpresoj shumë që të ruajmë këto rezultate pozitive në javët e ardhshme. Tomori nuk ka frikë asnjë skuadër prandaj triumfin e pres si brenda ashtu dhe jashtë fushe”, tha mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"