Ultimatumi/ Ndeshja ndaj Bylisit, presidenti Takaj kërkon me çdo kusht kalimin e turit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 11:33

Ultimatumi/ Ndeshja ndaj Bylisit, presidenti Takaj kërkon me çdo kusht kalimin e turit në Kupë

Skënderbeu po përgatitet për ndeshjen e kthimit në Kupë përballë Bylisit, që do të luhet të mërkurën në orën 13:30 në stadiumin e Korçës. Pas barazimit 1-1 në Ballsh, tashmë bardhekuqtë do të luajnë shanset e një kualifikimi në turin çerekfinal, aty ku i pret fituesi i çiftit Teuta-Korabi.

Takaj

Tri pikët e para në kampionat ndaj Kukësit kanë rritur moralin dhe besimin në ekip për një vazhdimësi pozitive. Ndërkohë, kalimi në turin tjetër të Kupës është një nga kërkesat kryesore të klubit për të arritur objektivin e parë të vendosur nga presidenti Ardjan Takaj.

Ky i fundit ka kërkuar nga i gjithë ekipi të vlerësojë në maksimum ndeshjen e së mërkurës dhe të jenë të vendosur në fushë për të mos e diskutuar kualifikimin.

Skënderbeut i duhet fitorja patjetër, pasi me çdo barazim ndeshja shkon në shtesë, duke qenë se është hequr rregulli i golit në fushë kundërshtare.

Takaj ka vendosur ultimatum kalimin e turit, pasi Kupa mbetet objektiv madhor për korçarët, që në edicionin e fundit u ndalën vetëm në finale ndaj Vllaznisë.

Burime në klub i treguan gazetës se lojtarët e kanë të qartë se duhet të kalojnë patjetër turin, pasi në rast të kundërt, do të ketë gjoba si penalitete për mosarritjen e këtij objektivi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"