Ultimatumi/ “Dridhet” pankina, drejtuesit e Barcelonës japin tre ndeshje afat për Ronald Kumanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:42

Ultimatumi/ “Dridhet” pankina, drejtuesit e Barcelonës japin tre ndeshje afat për Ronald Kumanin

Juan Laporta së bashku me të tjerë drejtues të Barcelonës kanë qenë të fundit që kanë lënë stadiumin “Camp Nou” pas humbjes përballë Bajernit 0-3.

kuman

Goleada e gjermanëve dhe imazhi i trishtë i ofruar nga Barça në fushën e lojës e kanë nervozuar jo pak presidentin e klubit, i cili ka nisur të humbasë durimin me trajnerin Ronald Kuman.

Laporta kërkon të shohë një Barcelonë krejt të kundërtën e asaj çfarë ka parë të martën në mbrëmje. Fillesat e zhgënjimit të tij janë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe indinjimi i tij është rritur edhe më në këtë fillim sezoni që në ndeshjet kundër Getafes dhe Bilbaos.

Një skuadër e lodhur, pa dëshirë, pa shpirt nuk është ajo çfarë dëshiron numri një. Kulmi ka mbërritur në Champions përballë Bajernit, ku në fushë është parë një skuadër me një sjellje prej inferiori.

Për Laportën kjo është shumë, teksa për Kumanin koha e tij është drejt fundit. Dhe java e ardhshme vendos gjithçka. Tri ndeshjet e radhës, ndaj Granadës, Kadizit dhe Levantes, në 6 ditë vendosin gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"