Ulraish kërkon falje për gafën ndaj Realit, shokët e ekipit e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 17:05

Ulraish kërkon falje për gafën ndaj Realit, shokët e ekipit e…

Sven Ulraish ishte autori i një gafe fatale ndaj Real Madrid. Ky gabim i kushtoi edhe eliminimin Bajernit nga kompeticioni. Benzema nuk toleroi dhe kaloj përkohësisht në avantazh madrilenët, çka do të rezultonte edhe goli vendimtar i ndeshjes.

43610542_303

Pas fundit, Ulraish u pa shumë i përlotur dhe nuk mori ngushëllimin e askujt, duke lënë të kuptohej se ishte ai fajtori i madh i mbrëmjes. Nëpërmjet rrjeteve sociale,ditën e sotme ai ka kërkuar falje. “Fjalët nuk mund ta përshkuajnë sa i zhgënjyër jam që u eliminuam. Ne e deshëm finalen me shumë dëshirë, por më pas ndodhi një gabim i panevojshëm. Nuk mund ta shpjegoj. Më vjen keq për skuadrën dhe tifozët”, shkruante postimi i portierit. Megjithatë ai ka gjetur mbështjeten e shokëve të ekipit që i kanë komentuar menjëherë. Boateng, Martinez dhe Rodriguez dërguan menjëherë komente për ta ngushëlluar portierin dhe për ti thënë të qëndronte me kokën lart.

ulraish

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"