Ulje page dhe falje, zbulohen kushtet që i ka vënë Juventusi-Bonuçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 22:55

Ulje page dhe falje, zbulohen kushtet që i ka vënë Juventusi-Bonuçit

Juventusi po mendon rikthimin e Leonardo Bonuçit dhe Leonardo Bonuçi është më i bindur se kurrë për t’u rikthyer te Juventusi. Por mënyra e largimit nga Torino nuk është se i ka lënë të kënaqur drejtuesit, apo akoma më shumë tifozët bardhezi, prandaj pasi kanë marrë miratimin e trajnerit Alegri për një rikthim, janë drejtuesit që i kanë nënvizuar lojtarit se ai duhet të pranojë disa kushte për këtë lëvizje, kuptohet nëse edhe Milani në fund pranon.

Bonuci

I pari është ai i faljes publike për fjalët që mund të ketë nënkuptuar, por mbi të gjitha për festimin që bëri në rastin e golit të shënuar ndaj Juves në kampionat. Dhe i dyti, ulja e pagës, nga 7.5 milionë euro neto në sezon, në 5 milionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"